Nuk ishin prezentë në stadium – por tifozët e Galatasarayt ia dolën të gjuanin fishekzjarrë në fushë gjatë derbit ndaj Fenerbahces

Futboll

Nuk ishin prezentë në stadium – por tifozët e Galatasarayt ia dolën të gjuanin fishekzjarrë në fushë gjatë derbit ndaj Fenerbahces

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 00:16
Foto

Galatasaray dhe Fenerbahce barazuan pa gola në kuadër të javës së tretë në Superligën e Turqisë.

Dy skuadrat kishin shanse të artë për të shënuara gola, mirëpo dështuan që t’i konkretizonin ato.

Mirëpo, në momentin që po zhvillohej derbi në Superligën e Turqisë, ndeshja u ndërpre për shkak të fishekzjarrëve në fushë.

Tifozët e Gallatasarayt arritën disi që të fusnin fishekzjarrë në stadium, duke i hedhur ata nga jashtë.

Tashmë është e ditur se përkrahësit e skuadrave ende nuk po lejohen që të futen në stadiume për shkak të COVID-19, mirëpo kjo gjë nuk i ndaloi tifozët vendas.

Ata ia arritën qëllimit që të hidhini nga jashtë stadiumit, mjete piroteknike në fushë.

Ndeshje u detyruar që të ndërpritej në mënyrë që të largoheshin ato nga fusha, por fatmirësisht askush nuk u lëndua dhe rrjedha e lojës vazhdoi në normalitet.
 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat