Simeone përgëzon Luis Suarez për debutimin e ëndrrave me Atletico Madrid

Futboll

Simeone përgëzon Luis Suarez për debutimin e ëndrrave me Atletico Madrid

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 09:53
Luis Suarez

Luis Suarez ka regjistruar mbrëmë debutimin me fanellën e Atletico Madrid.

Sulmuesi nga Uruguai, Suarez, është përkujdesur për një debutim ëndrrash me fanellën e ‘Rojiblancos’.

Luisito arriti të shënonte dy gola, por shtoi edhe një asistim, në një ndeshje që e nisi nga stoli.

Për paraqitjen e tij, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka vetëm lëvdata.

“Dy golat e tij nuk më lënë shumë përshtypje sa më lë asistimi, vrapimet e tij dhe lëvizjet”, tha Simeone.

“Suarez e di se çfarë duhet të bëjë; të luajë për skuadrën”, shtoi trajneri.

Atletico Madrid përfundoi ndeshjen ndaj Granda me një fitore të thellë, 6:1. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat