Suarez deklarohet pas debutimit spektakolar me Atletico Madridin

Futboll

Suarez deklarohet pas debutimit spektakolar me Atletico Madridin

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 14:24
Atletico Madrid

Luis Suarez nuk është hidhëruar me vendimin e Barcelonës për ta larguar nga skuadra dhe sipas tij, nganjëherë është e rëndësishme që të bësh ndryshim.

Uruguaiani u largua nga Blaugranët me lot në sy në javën e kaluar për t’u transferuar te klubi rival nga La Liga, Atletico Madrid.

Mirëpo, pas dy golave të shënuar në debutimin e tij ndaj Granadas (6-1), Suarez dëshiron të shikojë përpara.

“Për një lojtar, nganjëherë është e rëndësishme që të bëjë ndryshim. Kam ardhur te një klub që më ka dhënë mikpritje spektakolare. Mund ta ndjesh tek atmosfera, përshtypja e parë është shumë e mirë që nga fillimi dhe kjo është parë në fushë”.

“Jam shumë i kënaqur me debutimin tim dhe akoma më i lumtur me tri pikët e fituara në ndeshjen hapëse në ligë. Sa herë që debuton dhe i ndihmon skuadrës me gola, do të jesh i lumtur, por do të shohim si do të shkojë në vijim, sepse sezoni është i gjatë”, ka deklaruar Suarez.

Diego Simeone e inkuadroi 33-vjeçarin në 20 minuta e fundit të takimit, të cilat i mjaftuan për një asistim dhe dy gola. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat