Boateng befason me skuadrën e re në Itali

Futboll

Boateng befason me skuadrën e re në Itali

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 14:47
Boateng

Monza është shumë afër mbylljes së marrëveshjes me Kevin-Prince Boateng i cili raportohet se tashmë ka arritur në Itali për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore.

Skuadra nga Lombardia thuhet se tashmë ka arritur një marrëveshje me sulmuesin e Fiorentinës.

Boateng, i cili ishte huazuar në janar tek Fenerbahche, tani do të bashkohet me ish-presidentin e Milanit Silvio Berlusconi dhe Adriano Gallianin.

“SportItalia” raporton se lojtari tashmë do t’iu nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më vonë do të nënshkruajë kontratë me klubin e tij të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat