Insigne mungon ndaj Juventus

Futboll

Insigne mungon ndaj Juventus

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 15:07
Foto Ilustrim

Lorenzo Insigne do të jetë mungesa e madhe e Napoli për ndeshjen ndaj Juventus.

Napoli e ka nisur furishëm sezonin e ri, duke shënuar tetë gola në dy ndeshje, për të marrë lidershipin e tabelës.

Napolitanët do të kenë testin më të vështirë, kur përballen me Juventus, dhe situata bëhet edhe më e keqe me mungesën e Insigne.

Është agjenti i lojtarit ai që ka bërë të ditur se italiani nuk mund të paraqitet ndaj Juves.

“Ne akoma nuk kemi të reja për Lorenzo. Duhen 48 orë për këtë. Testet do të zbulohen nesër”, ka thënë Vincenzo Pisacane.

“Nëse nuk ka lëndim, për 20 ditë ai do të kthehet në fushë. Më e keqja është se ai do të mungojë ndaj Juventus, por edhe për skuadrën kombëtare”, shtoi agjenti.

Napoli do të përballet me Juventus më 4 tetor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat