Barca tërheq interesimin për Lautaron

Futboll

Barca tërheq interesimin për Lautaron

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 15:25
Lautaro Martinez

Barcelona e ka ndërprerë interesimin për sulmuesin e Interit, – bën të ditur Calciomercato.

Blaugranët e kanë kërkuar argjentinasin gjatë kësaj vere, mirëpo nuk kanë arritur marrëveshje me Interin për transferimin e tij.

Për më shumë, ata nuk deshën ta paguanin klauzolën për prishjen e kontratës së tij, e cila tashmë ka skaduar.

Ndërkaq, që nga angazhimi i Ronald Koeman në postin e trajnerit, objektivi kryesor ka qenë largimi i lojtarëve, para se skuadra të angazhojë futbollistë të rinj.

Kur ka mbetur edhe afro një javë deri në mbyllje të afatit kalimtar, Interi do ta kishte të vështirë të gjejë zëvendësim, prandaj transferimi është thuajse i pamundur, kështu që Barca ka hequr dorë nga Lautaro në këtë afat kalimtar. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat