Xhaka i kënaqur me transferimet e Arsenalit, jep lëvdata për Willian

Futboll

Xhaka i kënaqur me transferimet e Arsenalit, jep lëvdata për Willian

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 16:08
Willian

Granit Xhaka është i kënaqur me paraqitjet e Willian.

Willian iu bashkua skuadrës së  Arsenal gjatë kësaj merkatoje, duke i dhënë fund aventurës me Chelsea.

Lidhur me brazilianin disa komente ka dhënë edhe mesfushori me prejardhje kosovare, Granit Xhaka, i cili kishte vetëm lëvdata.

“Me Willian dhe Gabriel, Arsenal kanë afruar shumë kualitet dhe mentalitet fitues në dhomat e zhveshjes”, ka thënë Xhaka.

“Willian e di se si duhet fituar tituj”, shtoi kosovari me pasaportë zvicerane.

Willian e niste për mrekulli aventurën me Arsenal, duke regjistruar tri asistime në ndeshjen e parë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat