​Koeman kërkon blerjen e një sulmuesi të ri

Futboll

​Koeman kërkon blerjen e një sulmuesi të ri

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 17:18
Ronald Koeman

Menaxheri i Barcelonës Ronald Koeman shpreson që klubi të nënshkruajë me një sulmues të ri pas largimit të Luis Suarez, por ai gjithashtu ka thënë se mund të praktikojë lojë sulmuese edhe nëse një i tillë nuk vjen.

“Është gjithmonë mirë të kesh një sulmues tjetër për të pasur një plan tjetër. Është e vërtetë që ne mund të luajmë pa një sulmues. Kemi punuar se si t’i ndryshomë pozicionet dhe të shkojmë thellë kur sulmojmë, por është e rëndësishme të kemi alternativa të tjera”, tha Koeman të dielën pas fitores 4:0 ndaj Villarrealit.

“Jemi duke punuar dhe shpresojmë që ta freskojmë pozicionin e numrit nëntë në skuadër.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat