​Ronaldo reagon pas barazimit ndaj Romës

Futboll

​Ronaldo reagon pas barazimit ndaj Romës

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 18:26
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo beson se barazimi ndaj Romës mund të ketë një rëndësi vitale në fund të sezonit, pasi Juventusi mbeti me 10 lojtarë në fushë.

Dy golat e realizuar nga sulmuesi portugez kthyen Juven në lojë dhe në fund morën një pikë.

“Mendoj se është një pikë e fituar. U krijua një situatë e komplikuar, u rikthyem në lojë edhe pse morëm kartonin e kuq. Në fund mendojë se kjo pikë do të provohet shumë e rëndësishme për ne”, tha Ronaldo pas ndeshjes.

“Jemi në fillim të sezonit, kemi trajner të ri, ide të reja, por e shoh që ekipi po punon mirë, ka entuziazëm dhe shoh një të ardhme të ndritur për ne. Ekipi po punon mirë dhe duke buzëqeshur, kjo ka shumë rëndësi”, shtoi portugezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat