Caktohen gjyqtarët për javën e katërt në Superligën e Kosovës

Futboll

Caktohen gjyqtarët për javën e katërt në Superligën e Kosovës

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 18:36
Foto Ilustrim

FFK ka caktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në kuadër të javës së katërt në Superligën e Kosovës.

Shtëpia e futbollit kosovar ka vendosur që drejtësinë në ndeshjen e së martës mes Arbërisë dhe Feronikelit ta ndajë Tefik Maloku, në bashkëpunim me Granit Hysenin, Hekuran Osmanin dhe Shpëtim Murtezin.

Në takimin e të mërkurës mes Trepçës ’89 dhe Prishtinës, gjyqtar do të jetë Gramos Shala, ndërsa mes Llapit dhe Ballkanit është caktuar Besfort Kasumi.

Në të enjten e kësaj javë do të takohen Drenica dhe Gjilani, me gjyqtarin Dardan Çaka që do të ndajnë drejtësinë në këtë sfidë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat