Boateng zyrtarisht te klubi i Berlusconit dhe Gallianit

Futboll

Boateng zyrtarisht te klubi i Berlusconit dhe Gallianit

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 18:43
Galliani dhe Boateng

Pas ekzaminimeve mjekësore, vjen zyrtarizimi.

Kevin Prince Boateng është një lojtar i ri i Monza-s. Ardhja përfundimtare në klubin e Berlusconit dhe Gallianit të sulmuesit është zyrtare. Këtu është njoftimi për shtyp.

A.C Monza njofton se ka transferuar përfundimisht Kevin-Prince Boateng nga Fiorentina, i cili ka nënshkruar një kontratë deri më 30/6/2021, me mundësinë e rinovimit për vitin e dytë, në varësi të disa kushteve.

Boateng ka qenë gjithmonë lojtar i pëlqyer nga dyshja e famshme që drejtoj Milanin për më shumë se 30 vite, duke e kthyer në njërin prej klubeve më të suksesshme evropiane, Berlusconi-Galliani, andaj edhe vet lojtari nuk ka huazuar fare t’i bashkohet këtij projekti ambicioz, pasi Monza pritet të inkuadrohet në Serie A. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat