Lampard flet për të ardhmen e Kepa pas ardhjes së Mendy

Futboll

Lampard flet për të ardhmen e Kepa pas ardhjes së Mendy

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 19:19
Frank Lampard

Frank Lampard mendon se presioni ndaj portierit Kepa Arrizabalaga nuk ishte i drejtë dhe nuk mendon se ai nuk do të jetë më në portën e Chelseat.

Kepa ishte zgjedhja e parë e teknikut anglez në fillim të sezonit, por e humbi titullarin në humbjen 2:0 ndaj Liverpoolit ku ai bëri një gabim fatal duke pranuar golin e dytë nga Sadio Mane.

“Unë nuk do të shkoj deri te pika ku të them që Kepa e ka luajtur ndeshjen e fundit për Chelsean”, sqaroi fillimisht Lampard.

“Kepa po kalon një kohë të vështirë, kjo është e qartë. Unë dhe ai e dimë këtë, por nuk mund të shkojmë në përfundime të tilla. Kepa është i ri dhe unë do ta mbroj pasi e di që është një djalë i drejtë.”

Lampard ka bërë të ditur se gardiani i sapoardhur Mendy është përshtatur shumë mirë dhe do të jetë në listën e të ftuarve kundër Tottenhamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat