Roma synon rikthimin e Antonio Rudiger

Futboll

Roma synon rikthimin e Antonio Rudiger

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 20:18
Rudiger

Antonio Rudiger pritet të largohet nga Chelsea në këtë afat kalimtar, me Romën që shihet si destinacioni më i preferuar.

Por, Giallorossët e kanë të vështirë transferimin e tij, shkaku që Barcelona dhe Paris Saint-Germain janë po ashtu në garë.

Sipas mediave angleze dhe atyre italiane, Frank Lampard i ka bërë me dije mbrojtësit gjerman se nuk është në planet e tij dhe mund të kërkojë skuadër të re.

Goal.com raporton se Roma mund të rikthejë atë në Olimpico, shkaku që nuk po ia dalin të rimarrin Chris Smallingun nga Roma për shumën e 20 milionë eurove.

Mbrojtësi 27-vjeçar  kishte luajtur për skuadrën italiane për dy sezone, para se të kalonte për 35 milionë euro te Chelsea në verën e vitit 2017.

Kontrata e tij me blutë e Londrës skadon në verën e vitit 2022 dhe Chelsea mund ta lejojë largimin e tij si i huazuar me detyrim për ta blerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat