Ilgli Tare konfirmon transferimin e mesfushorit brazilian nga United

Futboll

Ilgli Tare konfirmon transferimin e mesfushorit brazilian nga United

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 20:26
Andrea Pereira

Drejtori i Lazios, Igli Tare ka konfirmuar se kanë transferuar Andreas Pereiran nga Manchester United në ditët e ardhshme.

Skuadra italiane ka kohë që po punon në transferimin e 24-vjeçarit dhe tashmë ia kanë arritur qëllimit që të afrojnë atë në klub.

“Pereira do të arrijë në dy apo tri ditët e ardhshme”, ka thënë drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare në një intervistë për TMW.

Në anën tjetër, trajneri Simone Izaghi deklaroi se ai e njeh lojën e lojtarit dhe do të jetë i lumtur që do ta ketë në radhët e tij.

“E njoh atë dhe lojën që bën, do na ndihmoj shumë me kualitetet e tij. Nuk dua të flas më shumë për lojtarët që ende nuk i kemi transferuar”, ka thënë ai.

“Ne jemi shumë me fat që e kemi Taren dhe e di mjaftë mirë çfarë duhet të bëjë. Do ta shikojmë kur të arrijë”, ka thënë Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat