Liverpool mposht Arsenalin e Xhakës

Futboll

Liverpool mposht Arsenalin e Xhakës

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 22:54
Pamje nga ndeshja

Futbollistët e Liverpoolit kanë shënuar fitoren e tretë radhazi në kampionatin anglez.

“Viktima” e tyre e radhës në “Anfield” ishte skuadra e Granit Xhakës.

E tëra u vendos në pjesën e parë kur u shënuan tre golat. Arsenali kaloi në epërsi me golin e Lacazzette në minutën 25, derisa vendësit barazuan tre minuta më vonë përmes Mane.

Image

Liverpool për herë të parë në epërsi arriti përmes Robertson në minutën 34, derisa epilogu u vendos dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt kur Diego Jota shënoi edhe golin e tretë.

Pas kësaj fitoreje, të përzgjedhurit e Jurgen Klopp renditen në pozitën e dytë në tabelë me nëntë pikë, po aq sa edhe Leicester në vendin e parë, por me gol-diferencë më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat