Messi po e ndihmon Fatin siç e ndihmoi atë Ronaldinho

Futboll

Messi po e ndihmon Fatin siç e ndihmoi atë Ronaldinho

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 00:50
Ansu Fati dhe Lionel Messi

Ansu Fati, është emri më i përfolur në Spanjë dhe në gjithë botë.

Talenti 17-vjeçar po i mahnitë të gjithë me paraqitjet e tij dhe që tani, shihet si pasardhësi i Lionel Messit.

Fati shkëlqeu me dy gola në ndeshjen e parë në la Liga, ku Barca fitoi 4-0 kundër Villarrealit.

Ai tregoi se edhe pse i ri në moshë, është gati për gjëra të mëdha këtë edicion dhe kur një lojtar si Messi ka në krah, çdo gjë është e lehtë për të, ashtu siç ishte e lehtë për Leon kur kishte në krah Ronaldinhon dhe e ndihmoi në ditët e para të argjentinasit në Barcelonë.

Në fakt, Messi tashmë ka nisur ta përgatisë 17-vjeçarin për të ardhmen.

“Të luash me Messin është ëndërr të cilën e kam pasur si fëmijë dhe tani po e jetoj”, tha Fati pas ndeshjes me Villarrealin.

“Ai më jep mua shumë këshilla; më ndihmon shumë në fushë dhe në stërvitje, por edhe jashtë saj dhe kjo më bën shumë të lumtur”, shtoi Fati. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat