Përplasja mes Klopp dhe legjendës së Man Utd pas ndeshjes me Arsenalin, është bërë virale në internet

Futboll

Përplasja mes Klopp dhe legjendës së Man Utd pas ndeshjes me Arsenalin, është bërë virale në internet

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 08:08
Jurgen Klopp

Skuadra e Liverpoolit ka arritur ta mposhtë Arsenalin me rezultat final në 3:1, në takimin e xhiros së tretë në Premierligë.

Për Liverpoolin shënuan Mane, Robertson dhe Salah, ndërkaq golin e vetëm për Arsenali e realizoi, Lacazette.

Pas kësaj fitore të madhe foli edhe trajneri gjerman, Jurgen Klopp, i cili ishte i nervozuar me analizën e ish-futbollistit të Man United, Roy Keane, pasi gjatë fjalimit të Klopp për “Sky Sport”, ai tha se skuadra e Liverpoolit dhuroi një paraqitje të dobët sonte.

“A e dëgjova mirë se z. Keane tha se ne sot kishim një përformancë të dobët, ai e tha atë? Ai tha që ne nuk ishim të qëndrueshëm? Unë mund të them se ky është parashikimi më i pabesueshëm i kësaj loje”, tha Klopp.

“Unë them se asgjë nuk ishte e dobët, ne triumfuam ndaj një skuadre në formë siç është Arsenali. Ata kishin dy mundësi, por që Alisson i priti. Kjo nuk ishte lojë e dobët përkundrazi ishte e fortë”, përfundoi tekniku gjerman.

Ka mjaftuar kjo që videoja të bëhet virale në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat