Klopp i kënaqur me paraqitjen, lëvdon Evertonin dhe Leicesterin

Futboll

Klopp i kënaqur me paraqitjen, lëvdon Evertonin dhe Leicesterin

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 09:28
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në fitoren prej 3-1 kundër Arsenalit.

Kampioni u rikthye nga disavantazhi për ta fituar ndeshjen, ndërsa strategu gjerman është gëzuar me golin e Diogo Jota.

Në ndërkohë, Redsat janë barazuar me pikë me Evertonin dhe Leicester Cityn në krye të tabelës (me nga nëntë, nga tri fitore).

“Jam plotësisht i kënaqur me paraqitjen tonë. Bëmë futboll të mirë, jemi fleksibilë, i kombinuam gjërat”.

“Jam shumë i gëzuar për Diogo Jota. Një top, top djalosh. Është vështirë ta përmirësosh një skuadër si e jona. Ai ka qenë në listën time për dy apo tri vite. Tash, ai ndodhet këtu”.

“(Trajneri i Evertonit) Carlo Ancelotti ka bërë një punë të mrekullueshme. Nuk jam i befasuar. Leicesteri është Leicesteri. Ata luajnë futboll të mirë. Në këtë periudhë nuk është ndonjë gjë e madhe se kush ndodhet në krye. Është vetëm fillimi”, ka deklaruar Klopp për BBC Sport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat