Klubi italian konfirmon 11 lojtarë pozitiv me Covid-19

Futboll

Klubi italian konfirmon 11 lojtarë pozitiv me Covid-19

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 09:53
Foto

Raportohet se 11 lojtarë të Genoas si dhe tre anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 duke përfshirë edhe gjashtë lojtarë të cilët luajtën kundër Napolit në fundjavë.

Skuadra udhëtoi drejt Napolit ku e humbi ndeshjen e Serie-A me rezultat 6-0 dhe pas vetëm 24 orëve, Genoa ka konfirmuar se 11 lojtarë dhe tre anëtarë të stafit janë infektuar me Coronavirus.

Gjithashtu thuhet se në mesin e të infektuarve bëjnë pjesë edhe gjashtë lojtarë të cilët ishin në fushë kundër Napolit. Për shkak të kësaj situate, ndeshja e radhës kundër Torinos mund të pezullohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat