Gjatë ndeshjes Liverpool-Arsenal, Xhaka u dëgjua duke bërtitur “kemi frikë, kemi frikë”

Futboll

Gjatë ndeshjes Liverpool-Arsenal, Xhaka u dëgjua duke bërtitur “kemi frikë, kemi frikë”

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 09:55
Granit Xhaka

Granit Xhaka mbeti i tërbuar nga qasja e bashkëlojtarëve të vet në humbjen e Arsenalit kundër Liverpoolit të hënën në Premierligë.

Përfaqësuesi shqiptar i Zvicrës thuhet t’i ketë kritikuar ashpër dhe zëshëm bashkëlojtarët e vet gjatë festimit të golit të epërsisë që Alexandre Lacazette e shënoi në pjesën e parë në Anfield.

BeIN Sports raporton se Xhaka u dëgjua duke bërtitur “kemi frikë” gjatë pushimit mes pjesëve dhe ishte dukur i mllefosur me gatishmërinë e ekipit të vet për t’i lejuar shumë hapësirë kundërshtarit.

Xhaka luajti përkrah Mohamed Elneny në qendër të mesfushës mbrëmjen e së hënës, por dyshja e Arsenalit nuk ishte në gjendje ta merrte nën kontroll lojën.

Ishin vendasit që e mbizotëruan topin shumicën e kohës dhe Xhaka kishte shprehur pakënaqësi me lojën pasive të bashkëlojtarëve.

Pavarësisht se kaloi në epërsi përmes Lacazette dhe falë gabimit trashanik nga Andy Robertson, Arsenali i pësoi tri gola në vazhdim nga Sadio Mane, Robertson dhe Diego Jota.

Xhaka u zëvendësua pas një ore lojë, duke i liruar vend Dani Ceballos. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat