Tirana i kërkon sulmuesit nga Kosova prishjen e kontratës

Futboll

Tirana i kërkon sulmuesit nga Kosova prishjen e kontratës

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 13:59
Tirana i kërkon sulmuesit nga Kosova prishjen e kontratës

Tirana i kërkon sulmuesit nga Kosova, Albion Avdijaj, prishjen me marrëveshje të kontratës. Kur ka edhe 10 ditë nga mbyllja e transfereve, bardheblutë, duke parë performancën e lojtarit të sulmit, i kanë kërkuar futbollistit të prishin marrëveshjen dyvjeçare.

Mësohet se Tirana i ka dhënë në duar një marrëveshje sulmuesit për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Lojtari nga ana e tij për momentin e ka refuzuar në mënyrë kategorike këtë marrëveshje, duke qëndruar në ekip e duke shtyrë diskutimet në janar.

Burime në klub, gjithashtu, bëjnë me dije se edhe Ardit Toli nuk i mbush mendjen Tiranës dhe për të ka qenë e njëjta procedurë, duke i kërkuar prishjen konsensuale të marrëveshjes, por edhe mbrojtësi nuk ka pranuar.

Dy lojtarët e ardhur të parët gjatë merkatos së verës, në fakt, nuk është se i kanë mbushur mendjen stafit teknik të ekipit, por edhe drejtuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat