Euroleague rikthehet pas gjashtë muajsh pushim

Futboll

Euroleague rikthehet pas gjashtë muajsh pushim

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 14:05
Euroleague rikthehet pas gjashtë muajsh pushim

Pas një pushimi 6-mujor dhe pas një sezoni (2019-2020) të mbyllur pa kampion këtë javë rikthehet në fushë Euroleague, eventi më i rëndësishëm në Europë i basketbollit për skuadra. Nga data 1 tetor do të nisë sezoni 2020-2021, me pjesëmarrjen e 18 skuadrave, të njëjtat e sezonit të kaluar.

Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje. Pra, në total, skuadrat do të zhvillojnë 34 ndeshje në sezonin e rregullt dhe 8 më të mirat do të shkojnë në çerekfinalet e play off-it. Eventi do të zhvillohet me tifozë, por numri i tyre do të jetë i reduktuar, në bazë të kapacitetit të stadiumit ku do të luhen ndeshjet.

Natyrisht që ndeshjet do të zhvillohen duke zbatuar protokollet e sigurisë të miratuar nga Euroleague. Java e parë nis menjëherë me një përballje “big”, siç është ajo mes Barcelona dhe CSKA Moskë.

Euroleague – Java e parë

1 tetor, Anadolu Efes – Zenit st Petërburg, ora 19:30

1 tetor, Olympiacos – Zalgiris Kaunas, ora 20:00

1 tetor, Maccabi Tel Aviv – Alba Berlin, ora 20:05

1 tetor, Barcelona – CSKA Moskë, ora 21:00

1 tetor, Valencia Basket – Villeurbanne, ora 21:00

2 tetor, Khimki Moskë – Panathinaikos, ora 19:00

2 tetor, Fenerbahce – Crvena Zvezda, ora 19:45

2 tetor, Bayern Mynih – Armani Milano, ora 20:30

2 tetor, Baskonia Gasteiz – Real Madrid, ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat