Shkëndija dhe Shkupi me fat, Renova kundër Pelisterit, Struga ndaj Rabotniçkit në Kupën e Maqedonisë 

Futboll

Shkëndija dhe Shkupi me fat, Renova kundër Pelisterit, Struga ndaj Rabotniçkit në Kupën e Maqedonisë 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shtator 2020 Në ora: 14:16
Shkëndija me fat, Renova kundër Pelisterit,  Struga ndaj Rabotniçkit në Kupën e Maqedonisë 

Skuadra më e mirë shqiptare, lideri i Maqedonisë së Veriut Shkëndija nga Tetova, është me fat në shortin e Kupës së Maqedonisë. 

Shkëndija do të ndeshet me ekipin e ligës së dytë, skuadrën shqiptare Gostivari. 

Renova nga Xhepçishti i Tetovës ballafaqohet me Pelisterin e Manastirit.  

Nga duelet tjera, do të jetë interesant në Strugë, ku skuadra shqiptare Struga Trim & Lum do të takohet me Rabotniçkin, ndërsa Shkupi është favoritë kundër Kit Go. Ndeshjet luhen më 21 tetor dhe për shkak të pandemisë do të zhvillohet vetëm një ndeshje.

Ballafaqimet e të tetës së finales:
Akademia Pandev-Vardari
Makedonia GP-Kamenica Sasa
Shkëndija-Gostivari
Shkupi-Kit Go
Kozhuf-Sileks
Struga TL - Rabotniçki
Bregallnica - Bellasica
Renova - Pelisteri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat