Ilegalët nga Serbia, ja me sa mijëra ulëse ndërtojnë stadiumin e ri në Mitrovicë

Futboll

Ilegalët nga Serbia, ja me sa mijëra ulëse ndërtojnë stadiumin e ri në Mitrovicë

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shtator 2020 Në ora: 14:35
Ilegalët serbë, ja me sa mijëra ulëse ndërtojnë stadiumin e ri në Mitrovicë

Ilegalët serbë me urdhër të Beogradit po punojnë në një pjesë të Mitrovicës dhe po përgatiten që brenda dy viteve të ndërtojnë edhe një ekip të fortë të futbollit, që të garojnë në rangun më të lartë të Serbisë. 

Për klubin që investojnë ata, dihet botërisht se është Trepça fantome dhe që pas tyre qëndron krimineli Milan Radojçiq. 

E dyta, para një kohe është konfirmuar se u vu gurthemeli për ndërtimin e një stadiumi të ri të futbollit në Mitrovicë, punimet kushtojnë rreth 150 milion dinarë, dhe afati për përfundimin e këtij stadiumi është dyvjeçar.

Bile në vënien e gurthemelimit kishte marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Beogradit, Goran Veshiq.
Siç është raportuar nga media serbe para një kohe, stadiumi do të ketë 8,970 metra katrorë dhe do të ketë 4,206 ulëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat