Formacionet zyrtare: Arbëria në përballjen interesante ndaj Feronikelit

Futboll

Formacionet zyrtare: Arbëria në përballjen interesante ndaj Feronikelit

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 14:36
Foto Ilustrim

Stadiumi “Agron Rama” në Obiliq është arena e përballjes së parë të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Arbërisë dhe Feronikelit.

Lideri i kampionatit në këtë fillimsezoni ka befasuar me dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e para, ashtu që udhëheq së bashku me Ballkanin që ka shifra identike.

Feronikeli ka arritur një fitore, një barazim dhe një humbje, ashtu që ka arkëtuar katër pikë në tri xhirot e para.

Trajnerët Arbnor Morina dhe Afrim Tovërlani i kanë përgatitur skuadrat e tyre për këtë takim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat