Takimi mes dy palëve pritet të zhvillohet

Futboll

Takimi mes dy palëve pritet të zhvillohet

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 14:50
Takimi mes dy palëve pritet të zhvillohet

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, pritet të takohet me presidentin Lotito për të diskutuar mbi rinovimin e kontratës.

Takimi mes dy palëve pritet të zhvillohet gjatë pauzës së kampionatit nga ndeshjet e kombëtareve, ku do të diskutohet rreth kontratës së re.

Gjithçka po shkonte mirë me Lazion deri në muajin mars, ku po sfidonte Juventusin për titullin kampion, por më pas erdhi pezullimi i kampionatit nga pandemia e Coronavirusit. Edhe pse e mbyllën kampionatin në vendin e katërt, ata u rikthyen në Champions. Tashmë para takimit Inzaghi ka dy sfida të vështira, ku do të ndeshet me Atalantën dhe Interin.

Ndërkohë nga ana tjetër transferimi i Matteo Darmian tek Interi është shtyrë me disa ditë. Marrëveshja mes zikaltërve dhe klubit të Parmës është gjetur, por tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi.

30-vjeçari pritet të kryejë testet mjekësore ditën e enjte ose të premte fill mbas ndeshjes së Interit ditën e mërkurë kundër Beneventos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat