Cerezo: Lionel Messi është i mirëseardhur t’i bashkohet Luis Suarezit

Futboll

Cerezo: Lionel Messi është i mirëseardhur t’i bashkohet Luis Suarezit

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 14:52
Cerezo: Lionel Messi është i mirëseardhur t’i bashkohet Luis Suarezit

Lionel Messi është i mirëseardhur t’i bashkohet Luis Suarezit në Atletico Madrid, nëse vërtet dëshiron të luajë ende përkrah sulmuesit uruguaian, thotë presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo.

Barcelona e largoi Suarezin javën e kaluar pa kurrfarë ceremonie lamtumire pas gjashtë vjetëve në Camp Nou, duke ia shitur atë rivalit Atletico për vetëm 6 milionë euro.

Trajneri i Portugalisë e përsërit: Ronaldo do të luajë deri në moshën 40 vjeçe

Gjatë vjetëve në Barçë, Suarezi u bë golashënuesi i tretë më i mirë në histori të klubit, por largimi i tij e ka mllefosur tej mase mikun e tij të ngushtë, Messi, i cili edhe vetë deshi të largohej por s’u lejua.

Pasi dështoi ta largohej nga Camp Nou, superylli argjentinas i vazhdoi akuzat ndaj drejtuesve të klubit duke i kritikuar publikisht për mënyrën sesi e larguan shokun e tij.

Dhe tani, Cerezo publikisht e ka këshilluar Messin të ribashkohet me Suarezin në Wanda Metropolitano.

“Nëse Leo Messi dëshiron të luajë me Luis Suarezin, i them të njëjtën gjë që thuhet me ëmbëlsirën: ‘Le të vijë në shtëpi për Krishtlindje’. Me dëshirë mund të arrihet gjithçka”, tha Cerezo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat