Sahiti transferohet tek Zrinjski në Bosnjë dhe Hercegovinë

Futboll

Sahiti transferohet tek Zrinjski në Bosnjë dhe Hercegovinë

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 14:57
Sahiti transferohet tek Zrinjski në Bosnjë dhe Hercegovinë

Ish-futbollisti i Rabotniçkit dhe Skënderbeut, Suad Sahiti ju ka dhënë fund spekullimeve rreth të ardhmes së tij, duke nënshkruar me skuadrën boshnjake të Zrinjskit, njofton “infOSport.mk”.

Zrinjski u paraqit mjaft mirë këtë edicion në garat e Liga Europa, aty ku u eliminuan në raundin e tretë nga skuadra qipriote e APOEL, edhe atë vetëm pas penalltive.

Suad Sahiti ishtë një futbollist i lirë, pasi nuk rinovoi kontratën me ekipin polak të Wisla Plock.

Sahiti u zhvillua si lojtar me fanellën e Ramiz Sadikut, pastaj Hajvalisë, ndërsa luajti edhe me Rabotniçkin, Skënderbeun, Larisën dhe së fundmi Wisla Plock.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat