Maqedonisë së Veriut i mungojnë dy lojtarë për ndeshjen me Kosovën

Futboll

Maqedonisë së Veriut i mungojnë dy lojtarë për ndeshjen me Kosovën

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 15:00
Bogatinov

Koronavirusi vazhdon përhapjen, teksa së fundmi raste të shumta janë konfirmuar edhe në sport.

Së fundmi 16 lojtarë të skuadrës qipriote të Etnikos Akna, kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus dhe janë karantinuar menjëherë. Mes të prekurve, janë edhe dy lojtarë të Maqedonisë së Veriut, si portieri Martin Bogatinov dhe sulmuesi Jovan Kostovski.

Të dy lojtarët kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus dhe janë në karantinë.

Në këtë situatë ata nuk do të jenë pjesë e kombëtares për ndeshjen e 8 tetorit, kur Maqedonia e Veriut do të përballet me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat