Kloppit nuk i intereson kush ndodhet në krye të Premier Leagues

Futboll

Kloppit nuk i intereson kush ndodhet në krye të Premier Leagues

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 15:08
Kloppit nuk i intereson kush ndodhet në krye të Premier Leagues

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, tha se nuk i intereson kush ndodhet në krye të Premier League për momentin, pasi “Reds” u barazuan me Everton dhe Leicester City në renditje, të hënën. Të tijtë fituan 3-1 ndaj Arsenalit, duke regjistruar tri fitore në po kaq ndeshje të këtij fillimkampionati. Një start perfekt i sezonit të ri, njësoj si rivalët e Evertonit dhe Leicester City.

Klopp thotë se nuk i intereson si po ecin skuadrat e tjera në këtë moment, pasi kampionati sapo ka nisur: “Carlo Ancelotti bëri “biznes” (merkato) super. Unë nuk jam aspak i befasuar. Leicester është Leicester, luan një futboll të mirë. Nuk më intereson kush është i pari i renditjes në këtë moment. Mos harroni se është vetëm fillimi I kampionatit.

Për ne ka qenë një fillim shumë i vështirë. Kur pashë kalendarin, mendova “wow”; pasi Leeds ishte më i vështiri që mund të ndeshësh, pastaj transferta me Chelsea dhe tani sfida kundër Arsenalit. Janë të gjitha skuadra që po fluturojnë. Ky kalendar ishte me të vërtetë i vështirë, por ne fituam dhe kjo na lumturon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat