Darmian këtë javë iu nënshtrohet testeve mjekësore te Interi

Futboll

Darmian këtë javë iu nënshtrohet testeve mjekësore te Interi

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 15:15
Matteo Darmian

Transferimi i Matteo Darmian nga Parma te Interi është shtyrë për pas ndeshjes së zikaltërve kundër Beneventos që zhvillohet të mërkurën.

Il Corriere dello Sport njofton se mbrojtësi i djathtë do t’u të nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore të enjten ose të premten, dhe pastaj do t’i bashkohet ekipit të Antonio Contes në stërvitje.

Parma ka konfirmuar se 30-vjeçari do të transferohet te Nerazzurrët dhe se gjatë kësaj jave do t’i bëjë testet mjekësore.

Kjo do të thotë se ndeshja ndaj Bolognas (të hënën) ishte e fundit për Darmian me fanellën e Parmas.

Mbrojtësi italian ka luajtur nën urdhrat e Contes gjatë kohës kur trajneri ishte përzgjedhës te Italia. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat