Marchisio zbulon historinë unike: Conte donte të gjunjëzonte, por Vidal është bërë prej hekuri…

Futboll

Marchisio zbulon historinë unike: Conte donte të gjunjëzonte, por Vidal është bërë prej hekuri…

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 16:01
Claudio Marchisio

Claudio Marchisio është personi që Arturo Vidalin e njeh shumë mirë. Ata ndnë vite të rëndësishme bashkë, me fanellën e Juventusit, kur mesfusha bardhezi ishte një nga më të frikshmet në Itali dhe Europë. Ngjarjet më pas i ndanë:. “Princi” është në “pension” tashmë, edhe pse 33 vjeç. Në të njëjtën moshë, kiliani është bërë lojtar i Interit, kohët e fundit, ku ka gjetur mentorin e tij, Antonio Conte.

Në një fragment nga libri “Historia e Juves në 50 portrete”, Marchisio kujton kohërat e mira në Torino, kur Vidal alternoi me të “edhe netë pa gjumë, por me lojëra të shkëlqyera në fushë”: “Një herë Conte u përpoq t’ia nxirrte dufin në një nga seancat stërvitore. Përdori metoda rraskapitëse, por të dështuara. Disa herë ka ndodhur që ndonjë aventurë e ekzagjeruar e natës e Arturo kishte arritur në veshin e trajnerit Conte.

Ai nuk është tipi që merret direkt me fajtorin, preferon ta ndëshkojë atë me stërvitje sfilitëse. Duke besuar në faktin se nata pa gjumë ia kishte venitur energjinë, Conte i tha Vidal se për atë ditë kishte vendosur ta angazhonte në stërvitje atletike. Për këtë arsye, nuk kishte punë me topin, sepse duhej të vraponte shumë, pa mbarim. Ai donte ta testonte Vidal pas një nate pa gjumë, ta ndëshkonte në këtë mënyrë, që ta kuptonte gabimin”.

Megjithatë, Vidal nuk ndjeu lodhjen më të vogël, duke prishur planin origjinal të teknikut salentin. “Problemi është se Arturo është bërë prej hekuri dhe, pas një numri të caktuar kilometrash, kur ne mezi merrnim frymë nga lodhja, ai vazhdoi të vraponte në krye të grupit, duke biseduar sikur të ishte në lokal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat