Pas Zeqirit, zviceranët frikësohen se Kosova mund t’ua marrë edhe ...

Futboll

Pas Zeqirit, zviceranët frikësohen se Kosova mund t’ua marrë edhe ...

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 16:19
Andi Zeqiri

Mediat zvicerane shkruajnë se rrugën e Andi Zeqirit mund ta ndjekin edhe Toma, Fazliji dhe Emini, tek të cilët megjithatë llogarisin “Helvetikët” për të ardhmen e ekipit të tyre kombëtar

Futbollistët nga Kosova të lindur dhe rritur në vendet tjera, kanë nisur ta kenë prioritet Përfaqësuesen e Kosovës.

Një shembull të tillë mund ta gjejmë tek Andi Zeqiri.

Sulmuesi i Luzernit ka vendosur ta përfaqësojë vendin e prindërve të tij edhe pse deri tash ishte pjesë e ekipit U-21 të Zvicrës.

21 vjeçari madje shumë shpejt mund të nënshkruajë kontratë me klubin anglez, Brighton & Hove Albion.

Ndërkohë, zviceranët po frikësohen se rrugën e Zeqirit mund ta ndjekin edhe futbollistët tjerë kosovarë, në të cilët llogarisin “Helvetikët” në të ardhmen,

Mediumi zviceran “bluewin.ch” në një shkrim për futbollistët kosovar, në titull pyet nëse rrugën e Zeqirit do ta ndjekin edhe Toma, Fazliji dhe Emini!

Betim Fazliji luan në ekipin St.Gallen dhe është pjesë e Përfaqësueses U-20 të Zvicrës.

Ish-futbollisti i Sionit, Bastian Toma ka luajtur rregullisht në ekipin U-21 të Zvicrës, kurse lojtari i Luzernit, Lorik Emini po ashtu është një pasuri për zviceranët, por që mund t’i bashkohet po ashtu Kosovës.

Portali zviceran tutje shkruan se “disa talentë të futbollit edhe në të kaluarën kanë vendosur ta zgjedhin vendin e prindërve të tyre. Por, në anën tjetër, Zvicra ka qenë në gjendje t’i bindë disa lojtarë të tjerë që të vazhdojnë të luajnë për këtë ekip”.

Në këtë rast, bëhet fjalë për yjet si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Albian Ajeti e të tjerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat