Juventus, tjetër rikthim i papritur pas Morata-s

Futboll

Juventus, tjetër rikthim i papritur pas Morata-s

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 16:28
Alavaro Morata

Juventus ka vendosur t’u besojë lojtarëve që njeh për sa i takon sulmit.

Alavaro Morata ka zbarkuar papritur në Torino pasi bardhezinjtë nuk kanë arritur të sigurojnë as Dzeko-n dhe as Suarez-in.

Por merkato është gjithmonë në lëvizje dhe drejtuesit e kampionëve të Italisë janë gati të përfitojnë nga mundësitë që mund të krijohen.

Sipas SportMediaset, blerja e ardhshme e Juventus-it mund të vijë nga Anglia dhe do të bëhej fjalë për një tjetër rikthim.

Moise Kean, në fakt, mund të kthehet të veshë fanellën bardhezi vetëm në rast se Milik do të nënshkruajë për Everton-in.

Sulmuesi polak, sipas zërave të fundit, është shumë afër arritjes së marrëveshjes me klubin anglez, një lëvizje kjo që do ta lehtësonte kthimin e italianit në Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat