Arbëria e fortë, barazon me Feronikelin

Futboll

Arbëria e fortë, barazon me Feronikelin

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shtator 2020 Në ora: 16:54
Arbëria

Debutuesi i elitës së futbollit të Kosovës, Arbëria nga Dobraja e Madhe e Lipjanit, nuk njeh humbje në katër javët e para. 
Ata sot arritën rezultat pozitiv në duel me Feronikelin nga Drenasi, duke luajtur baras (0:0) në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot. 

Në minutën e 10-të, mysafirët patën rast të mirë por Pnishi nuk u tregua i suksesshëm.
Në pjesën e dytë, Ibrahimi del në pozitë ideale por për fat të keq të tij dhe për fat të mirë të Feronikelit, topi shkoi mbi portë.

Në minutën e 72-të, sikur Bahtiri të ishte më i qetë edhe mund të shënonte, por godet dobët në drejtim të portës së Feronikelit. Arbëria e fortë, barazon me Feronikelin

Feronikeli kërkon penallti për një prekje me dorë në zonë por gjyqtari Tefik Maloku hesht në minutën e 73-të.

Arbëria e trajneri Arbnor Morina, edhe më tej mbetet në kreun e tabelës me 8 pikë, ndërsa “Nikli” zë vendin e tretë me 5 pikë.

Arbëria deri me tash ka dy fitore si mysafirë (0:2 ndaj Trepçës ’89, 0:3 kundër Besës) dhe dy barazime (1:1 me Prishtinën, 0:0 me Feronikelin) në cilësinë e vendasit (ndeshjet i luajnë në Kastriot).  

Trajneri Afrim Tovërlani me Feronikelin kërkuan trepikëshin në Kastriot por nuk ia dolën ndaj Arbërisë jashtëzakonisht të fortë. Në javën e pestë, Feronikeli e pret Dritën dhe Arbëria i shkon Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat