E bëri babanë të qante

Futboll

E bëri babanë të qante

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 17:41
E bëri babanë të qante

Kanë nisur Serinë A 2020-’21 në të njëjtën mënyrë, me shtyrjen e javës së parë dhe nisjen e së dytës në 18:00. E mbi të gjitha me tri pikë në xhep. Historia e Filipos dhe Simone Inzagit, vëllezër që kanë ndarë karrierën, fillimisht si sulmues dhe tani si trajnerë. Lacio e Simones fitoi 2-0 në Kaljari, ndërsa Benevento i porsangjitur në kategori i përmbysi një disavantazh të dyfishtë Sampit, duke fituar 3-:2.

Të lidhur njëkohësisht me studiot e “Sky Sport”, të dy i dhanë jetë një sipari të veçantë: “I bëj komplimente ‘Pipos’, i meriton për dedikimin dhe pasionin për punën. Ndeshja e tij ishte më e vështirë se e imja, sapo janë ngjitur në kategori dhe luanin kundër një skuadre të mirë si Sampdoria”. Komplimente të këmbyera nga “Pipo”: “Ndërsa unë humbisja dhe lexova në tabelë që kishte shënuar Lazari, së paku ekzistonte një arsye për të buzëqeshur pavarësisht se ishim në disavantazh.

Simone është një shembull për gjithë trajnerët, nuk ka bërë gjë tjetër veçse të konfirmojë gjithmonë atë që bën. Vetëm duhet mësuar”. Sipari mbyllet me një anekdotë që u takon prindërve të vëllezërve Inzagi: “Një mendim u shkon prindërve. Nuk e di në shtëpi si i ndanë detyrat për të parë dy ndeshje njëkohësisht”, tregon Simone. Me siguri u prekën: “Telefonova shtëpinë dhe babai im qante nga gëzimi, nuk e dëgjoja”. E ka zbuluar Filipo. Me siguri kanë festuar së bashku. Për gjashtë pikë speciale.

ME INTERIN – Nesër “Super-Pippo” sfidon Antonio Konten. Si sulmues të gjithë e kujtojnë: nëse derbi ishte programuar të dielën në mbrëmje, ai zakonisht hynte në ndeshje që të enjten paradite, pra katër ditë më përpara. Studionte kundërshtarët, fliste shumë pak, shikonte dhe rishikonte video dhe në mendjen e tij ekzistonte vetëm sfida, asgjë tjetër.

Duke konsideruar që këtë herë do të luhet të mërkurën në mbrëmje, për sa kohë roli i tij ka ndryshuar dhe si sulmues është shndërruar në trajner, mund të mendohet që Filipo Inzagi që tani po “luan” ndeshjen, totalisht i përfshirë nga diçka që do i ndodhë. E kotë të mohohet: Benevento-Inter për të është një ridrejtim i derbit të “San Siro”-s, sepse ai kur sheh zikaltër nuk kupton asgjë, gjithmonë gati të shpëtojë në linjën e pozicionit jashtë loje dhe të befasojë kundërshtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat