Rey Manaj i gatshëm të largohet nga Barcelona – po kërkon skuadër të re

Futboll

Rey Manaj i gatshëm të largohet nga Barcelona – po kërkon skuadër të re

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 17:48
Rey Manaj

Rey Manaj është i gatshëm që të largohet nga Barcelona në këtë afat kalimtar.

Edhe pse kaloi në janar te skuadra e dytë e katalunasëve, sulmuesi shqiptar nuk është i lumtur me hapësirën e vogël.

Manaj ka njoftuar Barcelonën se është i gatshëm që të largohet në këtë afat, për të luajtur standard te një skuadër.

Lojtari kishte kaluar te Blaugranasit nga Albacete për 700 mijë euro, mirëpo klauzola e tij është tani 50 milionë euro.

Kontrata e tij me Barcelonën skadon në verën e vitit 2023, derisa shuma prej 50 milionëve mund të ulet.

Manaj është i hapur që të kalojë në La Liga 2, te një skuadër që ka qëllime për t’u rikthyer në elitën e futbollit spanjoll. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat