Interi siguron edhe një tjetër goditje në merkato

Futboll

Interi siguron edhe një tjetër goditje në merkato

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 18:42
Interi

Kalimi i Matteo Darmianit nga Parma tek Interi është shtyrë deri pas ndeshjes së “Neroazzurrëve” kundër Beneventos nesër në mbrëmje.

“Corriere dello Sport” zbulon se mbrojtësi i krahut të djathtë do t’iu nënshtrohet vizitave mjekësore të enjten ose të premten.

Parma ka konfirmuar se 30-vjeçari, i cili ka luajtur nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte derisa ishte trajner i Italisë, do t’iu nënshtrohet vizitave mjekësore gjatë kësaj jave.

Kjo nënkupton që ndeshja kundër Bolonjës e zhvilluar të hënën ishte e fundit për Darmian, i cili largohet drejt Interit pas vetëm një sezoni të kaluar në “Ennio Tardini.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat