Skënder Berisha - trajner i sakrificës në Gjeneratën e Republikës   

Futboll

Skënder Berisha - trajner i sakrificës në Gjeneratën e Republikës   

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shtator 2020 Në ora: 19:02
Skënder Berisha - trajner i sakrificës në Gjeneratën e Republikës   

Trajnerët e kanë pasur punën më të vështirë në vitet e 90-ta (1991-1999). E para, nuk ishte e lehtë të stërvitesh në ara dhe livadhe të papërshtatshme. E dyta, vazhdimisht ishin nën vëzhgim dhe të kërcënuar nga regjimi serb.

E treta, sa herë je shkuar në stërvitje dhe në ndeshje kampionale apo të Kupës së Republikë së Kosovës, kurrë nuk e ke ditur se si do të kthehesh në shtëpi apo edhe do të rrihesh e do të arrestohesh në punktet e milicisë famëkeqe serbe.

Skënder Berisha i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë prej trajnerëve që ka sakrifikuar në periudhat më të rënda, padyshim që ishte halë në sy për sigurimin shtetëror serb.

Berisha me mijëra sportistë, kush më shumë e kush më pak, kontribuan për të mbajtur gjallë futbollin dhe sportin në përgjithësi të Republikës së Kosovës.

Berisha dhe një armatë sportistësh shqiptarë, as shantazhet dhe as kërcënimet nuk i ndalën në misionin e tyre, për t'i zhvilluar garat e Republikës së Kosovës në fusha të improvizuara po ashtu edhe ishin në shërbim të shtetit të Kosovës. Berisha sot është i lumtur për sakrificën që ka bërë për futbollin dhe në përgjithësi sportin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat