Probleme në horizont për Stefano Sensin. Jo për ndonjë sjellje të gabuar në fushë, por për një fotografi të publikuar nga e fejuara Xhulia Amodio në “Instagram”.
Modelja ka shpërndarë (e më pas ka fshirë) një imazh që e portretizon së bashku me mesfushorin zikaltër dhe qenin e tyre në një monopatinë elektrike: sjellje e ndaluar nga kodi rrugor, që i lejon përdorimin e një mjeti elektrik vetëm një personi.
Dhe këtu mund të ndërhyjë edhe Interi, gjithmonë i kujdesshëm me veprimet e të federuarve në rrjetet sociale, aq sa e përditshmja italiane “Tuttosport” ka hedhur si hipotezë edhe vendosjen e një gjobe nga ana e klubit zikaltër për lojtarin.