Alcantara testohet pozitivisht me COVID-19

Futboll

Alcantara testohet pozitivisht me COVID-19

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 19:57
Thiago Alcantara

Lajmin se është infektuar me COVID-19 Liverpool e ka konfirmuar me anë të faqes zyrtare të tij

Thiago Alcantara është testuar pozitiv me COVID-19 dhe për momentin është vetizoluar sipas udhëzimeve të mjekut.

Lajmin e ka bërë të ditur Liverpool me anë të një postimi në Tëitter.

Alcantara nuk luajti mbrëmë në derbin e xhiros së tretë të Premier Ligës angleze ku Liverpool mundi Arsenalin me rezultat 3-1.

Liverpool po ashtu ka shkruar se po vazhdon të ndjek të gjithë protokollet që kanë të bëjnë me COVID-19 dhe Thiago do të mbetet në vetizolim për periudhën e caktuar nga mjekët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat