​Bayerni pas Max Aarons

Futboll

​Bayerni pas Max Aarons

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 20:30
Max Aarons

Bayern Munich është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë dhe thuhet se kanë identifikuar lojtarin e Norwich City, Max Aarons, raporton “Daily Mail”.

Norwich ka refuzuar ofertën për Aarons, ku thuhet se Barcelona e kërkoi lojtarin në formë huazimi, por “kanarinat” kërkuan shitje direkte të lojtarit.

Tani, Bayern po monitoron situatën e lojtarit dhe pritet të bëjnë ofertë zyrtare ditëve në vazhdim, pasi që nuk siguruan marrëveshje me yllin e Ajax, Sergino Dest, ku ky i fundit e favorizon Barcelonën më shumë se Bayernin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat