PSG tregon interesim për Rudigerin e Chelseat

Futboll

PSG tregon interesim për Rudigerin e Chelseat

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 22:18
Antonio Rudiger

Pas Tottenham, spekulohet që skuadra kampione PSG është e interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Chelseat, Antonio Rudiger.

Një marrëveshje mes Tottenham dhe Chelseat nuk besohet se do të ndodhë, pasi sezonin e kaluar fansat e Tottenham ishin treguar racistë drejt Rudiger, dhe për arsye që Chelsea dhe Tottenham nuk kanë blerë lojtarë nga njëra-tjetra që nga viti 2009, ku marrëveshja e fundit mes këtyre dy ekipeve ishte Carlo Cudicini.

PSG janë të interesuar por mbetet të shihet se a do jetë prioritet përforcimi i mesfushës apo ai i mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat