Manchester City transferon Ruben Diasin

Futboll

Manchester City transferon Ruben Diasin

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 23:59
Ruben Diasin

Manchester City ka njoftuar se ka transferuar mbrojtësin Ruben Dias nga Benfica.

Skuadrës angleze mbrojtësi 23 vjeçari i ka kushtuar 67 milionë euro.

Dias ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me “qytetarët”.

Kurse, Benfica ka transferuar mbrojtësin Nicolas Otamendi për 15 milionë euro.

Ruben Dias është shprehur i lumtur që iu është bashkuar skuadrës italiane.

“Të kem mundësinë që të bashkohem me një klub si Manchester City është fantastike për mua dhe nuk mund ta refuzoja. Suksesi i tyre flet vet. Ai ka qenë ekip dominues në Angli në vitet e fundit, duke luajtur një futboll sulmues që mendoj se më përshtatet”, ka thënë Dias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat