Saga ‘Rashica’: Aston Villa pranoi të paguajë shumën e kërkuar nga Werderi, por problemi qëndron te lojtari

Futboll

Saga ‘Rashica’: Aston Villa pranoi të paguajë shumën e kërkuar nga Werderi, por problemi qëndron te lojtari

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 09:42
Milot Rashica

Parashihej një transferim i lehtë për Milot Rashicën gjatë kësaj merkato, megjithëse gjërat tashmë janë komplikuar, kur kanë mbetur edhe pesë ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar.

Fillimisht u tha se RB Leipzig ishte shumë afër blerjes së tij, por skuadra gjermane hoqi dorë për shkak të kushteve të larta dhe zgjodhi Alexander Sorloth nga Trabzonspor.

Aston Villa mbeti e vetme në garë për 24-vjeçarin. Skuadra angleze pas disa ditësh kontakt me Werder Bremen, ia doli të dakordohej që tarifa e transferimit të paguhej rreth 22.5 milionë euro.

Sipas ‘birminghamlive’, i vetmi problem që ky transferim nuk është zyrtarizuar është te paga e lojtarit.

Rashica ka kërkuar dyfishimin e pagës nga dy në katër milionë euro, gjë që Aston Villa nuk ka pranuar ta bëjë deri më tani.

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar, largimi i vushtrriasit nga Bundesliga po bëhet çdo herë e më shumë i pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat