Federata e Maqedonisë së Veriut: VAR do të implementohet në ndeshjen ndaj Kosovës

Futboll

Federata e Maqedonisë së Veriut: VAR do të implementohet në ndeshjen ndaj Kosovës

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 10:23
Foto Ilustrim

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut në një njoftim në faqen zyrtare ka bërë të ditur se në ndeshjen kundër Kosovës do të implementohet sistemi VAR.

Më 8 tetor (e enjte) me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, këto dy përfaqësuese do të zhvillojnë përballjen gjysmëfinale të ‘play-offit’ në kuadër të Ligës së Kombeve, në kërkim të një shansi për të luajtur në Kampionatin Evropian.

Skuadra fituese do të zhvillojë edhe një finale të ‘play-offi’ kundër fituesit të përballjes tjetër që zhvillohet ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.

Për ta ndarë sa më mirë drejtësinë është vendosur që në vendimet e rëndësishme të shqyrtohet sistemi VAR – video teknologjia ndihmëse gjatë vendimeve të gjyqtarëve.

Miratimin për përdorimin e sistemit e ka konfirmuar FIFA dhe e gjitha kjo është e lidhur me rregullat e futbollit – thuhet në njoftimin e Federata së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Në ditën e ndeshjes, fillimisht do të bëhet testimi i teknologjisë, kurse testimi final do të realizohet dy orë para fillimit të takimit.

Sipas njoftimit, në rast të ekzistimit eventual të ndonjë problemi teknik të implementimit të këtij sistemi, në këtë rast teknologjia VAR nuk do të shfrytëzohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat