Një tjetër mbrojtës që ka spikatur në Serie A

Futboll

Një tjetër mbrojtës që ka spikatur në Serie A

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 11:36
Një tjetër mbrojtës që ka spikatur në Serie A

Marash Kumbulla ka qenë ai që është përfolur më së shumti në merkato nga futbollistët e kombëtares shqiptare. I riu tani është pjesë e Romës, që verën e ardhshme duhet të derdhë në arkata e Hellas Verona plot 30 milion euro.

Një tjetër mbrojtës që ka spikatur në Serie A është Berat Gjimshiti. Titullar i Atalanta, që shkoi deri në çerekfinale të Champions League dhe ishte një makineri golash, po tentohet nga një klub i madh italian, që do me çdo kusht një qendërmbrojtës këtë merkato.

Bëhet fjalë për Milanin dhe Tuttomercatoweb raporton se drejtuesit e kuqezinjve janë interesuar për Gjimshitin, duke pyetur menaxherin. Të njëjtën gjë thuhet se e ka bërë edhe Ajax. Ende nuk flitet për një ofertë konkrete të gjigantit italian apo të holandezëve, por nëse ndodh atëherë do të jetë Atalanta klubi që do të vendosë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat