Reali luan në shtëpi ndaj Valladolidit

Futboll

Reali luan në shtëpi ndaj Valladolidit

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 12:09
Reali luan në shtëpi ndaj Valladolidit

E mërkura është dita e dy skuadrave të Madridit që do të zbresin në fushë për javën e 4-t të La Ligas. Atletico e Madridit pas fitores tenistike në debutim ndaj Granadas ku Luis Suarez edhe pse hyri në fushë nga stoli arriti të realizonte dy gola, sfidon sot në orën 19:00 Huescan në transfertë.

Një ndeshje e lehtë në letër përballë një ekipi që vjen nga Segunda Division por që mund të rezultojë e vështirë në fushë për djemtë e Simeones. Me Luis Suarez në gjirin e saj dhe me ruajtjen e grupit, Atletico Madrid i ka të gjitha mundësitë për të rivalizuar deri në javën e fundit të La Ligas në garën për titull në këtë sezon, një mision mëse i arritshëm nëse Los Colchoneros nuk lënë pikë përballë skuadrave të tilla si Huesca.

Në orën 21:30 do të jetë radha e Realit të Madridit që luan në shtëpi ndaj Real Valladolid. Pas 2 transfertave të vështira ndaj Real Sociedad dhe Real Betis ku grumbulluan 4 pikë, Los Blancos rikthehen në Santiago Bernabeu aty ku pavarsisht mungesave të shumta skuadra e Zidane do të tentojë me çdo formë të marrë fitoren e 2-të sezonale dhe të dytën rresht në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat