Dalin përgjigjet e testeve të fundit të presidentit të Napolit

Futboll

Dalin përgjigjet e testeve të fundit të presidentit të Napolit

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 13:05
Dalin përgjigjet e testeve të fundit të presidentit të Napolit

Napoli ka njoftuar se presidenti Aurelio De Laurentis ka rezultuar negativ në testet e fundit për Covid-19, dhe tani mund të rikthehet në punë.

De Laurentis u infektua me koronavirus pas një mbledhjeje me të gjithë presidentët e klubeve të Serisë A, dhe ka qenë i karantinuar që prej 10 shtatorit.

Ekipi i Napolit përmes një komunikate të shkurtër për shtyp ka njoftuar se De Laurentis është shëruar dhe është gati të rikthehet në punë.

“Aurelio De Laurentis pas dy testeve të fundit ka rezultuar negativ për koronavirus”, lexohet në deklaratën e klubit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat