Arek Milik është në shitje

Futboll

Arek Milik është në shitje

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 13:08
Arek Milik është në shitje

Arek Milik është në shitje nga Napoli, që kërkon të mos e humbë me parametra zero. 

Polaku ishte shumë pranë Romës, por në fund transferimi nuk u konkretizua. Kërkesta e “axurrëve” kanë qenë të larta dhe tani në skenë për shërbimet e sulmuesit kanë dalë disa klube.

Tottenham në Angli interesohet për Milik, ndërkohë që edhe në Spanjë lakohet emri i Atletico Madrid. Edhe pse afroi Suarez dhe Diego Costa nuk është larguar, polaku shikohet si një opion për sulmin në skuadrën e Deigo Simeone. Gjithsesi nuk janë vetëm këto dy klube në garë.

Duket jo reale, por sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, por edhe emri i PSG ka dalë në skenë së fundmi. Edhe pse në ekip kampionët e Francës kanë emra si Neymar, Icardi e Mbappe, ata mendojnë se Milik do ishte një alternativë e mirë për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat